Ukraina dhe Polonia arrijnë marrëveshje për politikën e eksportit të mallrave

21 shtator 2023 | 15:32

Ukraina dhe Polonia kanë rënë dakord sa i përket bashkëpunimit në fushën e politikës së eksportit, ka njoftuar Ministria e Bujqësisë e Ukrainës.

Në njoftim është thënë se marrëveshja është arritur gjatë një bisede telefonike mes ministrit ukrainas të politikës Agrare dhe Ushqimit, Mykola Solska dhe ministrit polak të Bujqësisë, Robert Tellus.

“Solska foli me kolegun e tij polak Robert Tellus. Ministrat diskutuan situatën, si dhe propozimin e Ukrainës për një zgjidhje dhe ranë dakord për të gjetur një zgjidhje që do të merrte parasysh interesat e të dy vendeve. Palët ranë dakord të zhvillojnë një opsion për bashkëpunim në çështjet e eksportit në të ardhmen e afërt”, është thënë në njoftim.

Komisioni Evropian ka njoftuar se do të heqë ndalimin e importit të drithit nga Ukraina në pesë vende anëtare të BE-së.

Polonia, Hungaria dhe Sllovakia më pas kanë njoftuar se do të zgjasin në mënyrë të njëanshme ndalimin, kurse Kievi paraqiti një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër Varshavës, Budapestit dhe Bratislavës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit …