Ukraina dhe Rusia këmbejnë rreth 100 të burgosur
25 nëntor 2022
| 14:01
Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer rreth 100 të burgosur, nga 50 prej secilës palë.
Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, konfirmoi së 50 të burgosurit e kthyer ukrainas janë edhe të mbijetuar nga rrethimi i fabrikës së hekurit dhe çelikut, Azovstal.
Ministria ruse e Mbrojtjes dhe kreu i separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donjeckut, Denis Pushilin, konfirmuan se forcat ukrainase i kishin dorëzuar palës ruse 50 të burgosur, raporton Rel.
Ky këmbim u bë një ditë pas një tjetër këmbimi që ndodhi mes Kievit dhe Moskës, ku 36 persona – 35 ushtarë dhe një civil u kthyen në Ukrainë, dhe 35 ushtarë rusë u riatdhesuan.