Ukraina dhe Rusia pritet të vazhdojnë sot bisedimet

07 mars 2022 | 08:19

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të takohen sot për një raund të ri bisedimesh, me synim ndaljen e armiqësive në Ukrainë.

Palët janë takuar edhe dy herë të tjera, qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por pa ndonjë rezultat konkret.

“Raundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet të hënën”, ka thënë dy ditë më parë negociatori ukrainas, David Arakhamia.

Negociatori rus, Leonid Slutsky, ka thënë se “raundi i tretë mund të zhvillohet në ditët në vijim” dhe se “ka gjasa të zhvillohet të hënën”.

Dy raundet e para të bisedimeve janë mbajtur në Bjellorusi. Më shumë detaje për raundin e sotëm nuk ka ende./rel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e mbrojtjes në Ukrainë paralajmëruan se Rusia po përgatit…