Ukraina eksportoi një milion ton produkte bujqësore

27 gusht 2022 | 01:54

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se vendi i tij ka eksportuar një milion ton produkte bujqësore nga portet e saj të Detit të Zi sipas kushteve të një marrëveshje drithi të ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

Zelensky tha se 44 anije ishin dërguar në 15 vende, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, janë marrë 70 aplikime të tjera për ngarkimin e anijeve, si dhe përsëriti se qëllimi i Kievit ishte të eksportonte tre milionë tonë në muaj.

Ndryshe, në korrik Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje historike që lejon eksportet e grurit të rifillojnë nga portet e Detit të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,…