Ukraina evakuon 138 civilë nga Sudani
25 prill 2023
| 10:42
Ukraina ka evakuuar 138 civilë, duke përfshirë shtetas të saj dhe qytetarë të Gjeorgjisë dhe Perusë, të cilët u bllokuan nga luftimet në Sudan, tha të martën inteligjenca ushtarake e Ukrainës.
Agjencia e inteligjencës ushtarake GUR tha se kishte evakuuar 87 qytetarë të Ukrainës, të cilët ishin kryesisht specialistë të aviacionit pilotë dhe teknikë dhe anëtarë të familjeve të tyre.
“U evakuuan edhe qytetarët e Gjeorgjisë dhe Perusë. Në total u shpëtuan 138 qytetarë. Mes tyre janë 35 gra dhe 12 fëmijë”, thuhet në njoftim.
Të evokuarit tani ndodhen në Egjipt dhe marrin ndihmë mjekësore, ushqim dhe ujë.