Ukraina: Forcat ruse po rigrupohen, por janë të paafta për të avancuar

28 mars 2022 | 14:28

Forcat ruse po rigrupohen, por ato nuk janë në gjendje të përparojnë askund në Ukrainë, ka pohuar zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes.

Hanna Malyar, ka thënë se forcat ruse po përpiqeshin të përforconin pozicionet që tashmë i kishin dhe po përpiqeshin të depërtonin në Kiev, por sipas saj nuk kanë shpresë për të kapur kryeqytetin.

“Që nga sot, armiku po rigrupon forcat e tij, por ata nuk mund të përparojnë askund në Ukrainë”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Ajo ka shtuar se njësitë ruse mund të kthehen për të forcuar përpjekjet për të rrethuar kryeqytetin, shkruan “BBC”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë…