Ukraina formon brigada të reja sulmuese, përgatitet për ofensivën e shumëpritur të pranverës

29 mars 2023 | 23:48

Ukraina ka përfunduar formimin e brigadave të reja sulmuese, të njohura edhe si Garda Ofensive, me pjesëmarrjen e më shumë se 23 mijë vullnetarëve.

Ekspertët thonë se brigadat janë një përzierje mes veteranëve dhe vullnetarvëe të rinj që janë shprehur të gatshëm të luftojnë për çlirimin e atdheut të tyre nga pushtuesit rusë.

Raportohet se pjesë e këtyre brigadave do të jenë edhe ushtarë të trajnuar në perëndim, por edhe të pajisur me armatim perëndimor.

Ushtria ukrainase raportohet se po përgatitet për një ofensivë të madhe për të sprapsur pushtuesit rusë, teksa synon të rimarrë disa qytete kyçe, përfshi edhe Bakhmutin, ku luftimet intensive po vijojnë prej muajsh.

Megjithatë, për sa i përket taktikave të ofensivës, shumë ekspertë e shohin me skepticizëm të lartë. Më herët është raportuar se një prej brigadave sulmuese ukrainase pësoi humbje me 700 ushtarë gjatë një ofensive, teksa humbjet u zëvendësuan me rreth 500 vullnetarë të rinj të cilët gjithashtu raportohet se pësuan sërish humbje në masë të madhe.

Nuk përjashtohet mundësia që ofensiva ukrainase të synojë çlirimin e Krimesë, ndërkohë që në këtë mënyrë do të arrijë të ndajë në mes territoret e pushtuara nga rusët.

Por shumë e shohin si një mision vetëvrasës këtë taktikë, për shkak se pushtimi i gjatë, prej gati një viti tashmë, i ka dhënë mundësinë rusëve të fortifikojnë ndjeshëm pozicionet mbrojtëse.

Për t’i mbështetur në këtë mision dhe për të patur sa më pak humbje, raportohet se një brigadë e tërë është trajnuar për të operuar mijëra dronë kamikazë. Dronët komercialë të modifikuar për të hedhur bomba mbi ushtarët, kanë provuar të jenë tepër efektivë në fushëbetejë, ko edhe për shkak se Rusia ka shumë pak teknologji moderne në terren për të organizuar operacione kundër dronëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në Samitin e…