Ukraina fton Rusinë për bisedime

21 prill 2021 | 12:07

Ukraina i ka kërkuar Rusisë të gjejnë rrugë paqësore për zgjidhjen e konfliktit në lindje të vendit që rrezikon t’i çojë dy vendet në luftë.

Presidenti Volodimir Zelenski ftoi të martën homologun rus, Vladimir Putin, të takohen në terren, atje ku po ndodh konflikti me grupet separatiste proruse.

Zelenski tha se ai nuk i trembet luftës, porse ajo do të rezultonte shkatërrimtare për palët.

“Presidenti rus ka thënë dikur se kur luftën nuk e shmang dot, duhet të godasësh ti i pari. Por unë mendoj se çdo lider duhet ta kuptojë se lufta nuk ka pse të jetë e pashmangshme kur nuk flitet për ca huliganë në rrugë, por për luftë reale dhe për miliona jetë njerëzish”, ka deklaruar Zelenski.

Sipas Bashkimit Evropian, Moska ka mobilizuar mbi 150 mijë trupa në kufirin anës Donbasit.

30 ushtarë ukrainas janë vrarë nga forcat proruse në muajt e parë të vitit, dhe konflikti ka lënë mbi 13 mijë të vrarë që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë.

“Jemi përpjekur ta mbyllim luftën diplomatikisht për 8 vite, por nuk kemi arritur gjë. Bota thotë se do ta ndihmojë Ukrainën, por ne prapë luftojmë të vetëm kundër Rusisë.”

“Unë e di se ka për të pasur luftë. Kemi pasur armëpushim në të kaluarën dhe tani do të kemi prapë luftë. Njerëzit po ikin avash-avash.”

Shtetet krah Ukrainës, si Amerika, kanë fajësuar Rusinë se po e provokon situatën.

Mediet raportojnë se Kremlini ka vendosur të bllokojë pjesë të Detit të Zi për 6 muaj, për t’u ndalur lëvizjen anijeve të huaja ushtarake për në Ukrainë, ndërkohë që të martën flota ruse organizoi manovra të ndryshme me luftanijet e veta./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët e futbollit do të lejohen në stadiume dhe baret,…