Ukraina godet Moskën. Medvedev: Tashmë nuk ka më paqe me Kievin

21 gusht 2024 | 20:43

Kryeqyteti i Rusisë, Moska, ka qenë targeti i sulmeve të fundit të ushtrisë ukrainase. Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 10 dronë mbi Moskë dhe rrethinat e saj, bëri të ditur kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin në një postim në Telegram. “Mbrojtja e shkallëzuar e Moskës kundër sulmeve të armikut bëri të mundur zmbrapsjen e të gjitha sulmeve. Kjo ishte një nga përpjekjet më të mëdha për të sulmuar Moskën me ndihmën e dronëve të të gjitha kohërave”, shtoi Sobyanin.

45 dronë sulmuan rajone të ndryshme të Rusisë gjatë natës, ku vetëm 11 ranë mbi rajonin e Moskës, 23 u shkatërruan mbi rajonin Bryansk, gjashtë mbi Belgorod, tre mbi rajonin Kaluga dhe dy mbi Kursk, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë të sajën. Ukraina nuk ka komentuar ende për sulmin e fundit të madh me dron ndaj Rusisë, por tha se forcat e saj goditën një kompleks raketor anti-ajror S-300 në Rostov, por ende nuk është konfirmuar nëse ai ishte shkatërruar.

Si pasojë e sulmit ka reaguar njeriu hije i Vladimir Putin, Medvedev. ‘Moska nuk do të mbajë bisedime me Ukrainën pas sulmit të Kievit në rajonin e Kurskut derisa armiku të mposhtet plotësisht, shkroi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev në X.

“Gjithçka ra në vend pasi neo-nazistët kryen një akt terrorizmi kundër rajonit të Kurskut. Bisedat për paqen e mrekullueshme të bërë nga ndërmjetës të paautorizuar kanë mbaruar. Tani të gjithë e kuptojnë, edhe nëse askush nuk e thotë publikisht, se nuk do të ketë bisedime derisa armiku të mposhtet plotësisht”, shkroi ai.

Ndërkohë, në një raport të tijën, Pentagoni beson se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka arritur në një rrugë pa krye, citon Bloomberg. Sipas ekspertëve të inteligjencës ushtarake, as Ukraina dhe as Rusia nuk kanë mjetet për të nisur një ofensivë të madhe kundër njëra-tjetrës.

Veçanërisht, Kievi nuk ka municion të mjaftueshëm për të krahasuar aftësinë e Rusisë për të gjuajtur rreth 10 mijë artileri në ditë, edhe pasi Kongresi i SHBA dha ndihma të reja ushtarake në prill. Trupat ukrainase janë ende në gjendje të kryejnë operacione mbrojtëse, por nuk do të jenë në gjendje të nisin një kundërofensivë në shkallë të gjerë për të paktën gjashtë muaj, thotë Pentagoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupat e pajetë të dy prej gjashtë personave të zhdukur…