Ukraina i përgjigjet Putinit: Rusia nuk dëshiron negociata
25 dhjetor 2022
| 14:55
Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka thënë se Vladimir Putin “duhet të kthehet në realitet” pasi udhëheqësi rus ka pretenduar se Moska ishte gati për negociata.
“Është e qartë se Rusia nuk dëshiron negociata, por përpiqet të shmangë përgjegjësinë”, ka shkruar Podolyak në “Twitter”.
Më herët, Vladimir Putin duke folur për televizionin shtetëror “Rossiya 1”, ka thënë: “Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata, nuk jemi ne që refuzojmë të negociojmë, po ata. /Abcnews.al