Ukraina ia rrëzon Rusisë tre aeroplanë luftarak

17 shkurt 2024 | 22:56

Forcat ukrainase kanë rrëzuar tre aeroplanë luftarakë rusë, ka thënë shefi i forcave ajrore të Kievit.

“Mëngjesin e 17 shkurtit 2024, në pjesën lindore, njësitë e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës shkatërruan tre njeherazi tre aeroplanë rusë dy prej tyre ishin të tipit SU34 dhe njëri ishte Su-35”, shkroi Mykola Oleshchuk në Telegram.

Nëse pretendimet rezultojnë të vërteta këto do të përfaqësonin një humbje financiare për Rusinë prej më shumë se 100 milionë dollarë, megjithëse raportimet nuk janë verifikuar nga mediet perëndimore.

Ukraina ka marrë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore nga vendet perëndimore, duke i mundësuar të vënë në cak aviacionin rus në mënyrë më efektive.

Situata e luftimeve vazhdon të mbetet tensionuese në lindje të Ukrainës, gjegjësisht në rajonin e Donbasit.

Më 24 shkurt bëhen zyrtarisht 2 vjet prej se filloi lufta në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një histori dashurie që tingëllon si një përrallë moderne u…