Ministria e Mbrojtjes (MM) tha këtë mëngjes se Ukraina ka arritur të rimarrë nën kontroll qytete dhe pozicione mbrojtëse deri në 35 kilometra në lindje të kryeqytetit të Kievit.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes tha se “kundërsulmet ukrainase dhe kthimi i forcave ruse në linjat e furnizimit, kanë lejuar që Ukraina të rimarrë qytete dhe pozicione mbrojtëse deri në 35 kilometra në lindje të Kievit”.

“Forcat ukrainase do të përpiqen të shtyjnë forcat ruse përgjatë aksit veriperëndimor nga Kievi drejt fushës ajrore Hostomel”, shkruan më tutje në njoftim.

Në jug të Ukrainës forcat ruse janë ende duke u përpjekur t’i mbajnë pozicionet në Mykolaiv, ndërsa synojnë të lëvizin drejt Odesës.

Megjithatë, Rusia edhe sot ka vazhduar bombardimet, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.