Ukraina: Kemi vrarë një oficer të lartë të marinës ruse

20 mars 2022 | 13:58

Ukraina pretendon se ka vrarë një oficer të lartë të marinës ruse. Stafi i përgjithshëm i ushtrisë së Ukrainës ka shkruar në faqen zyrtare në “Facebook” se kapiteni i rangut të parë, Andrey Paliy është vrarë  nga forcat ukrainase gjatë luftimeve të ashpra, edhe pse rrethanat rreth vrasjes së tij janë të paqarta.

Moska ende nuk ka komentuar lidhur me këto pretendime të Ukrainës, ndërsa ky informacion nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Paliy ishte zëvendëskomandant i flotës së Detit të Zi të Rusisë dhe besohet se është oficeri i parë i marinës që është vrarë gjatë pushimit rus të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt.

Të shtunën, më 19 mars, Kievi po ashtu ka pretenduar që ka vrarë gjenerallejtënant Andrei Mordvichev, që është gjenerali më i lartë rus që raportohet se është vrarë në luftën në Ukrainë.

Ndërsa stafi i përgjithshëm i Ukrainës, ka pretenduar po ashtu se 14 700 trupa ruse janë vrarë në 25 ditët e luftës.

Po ashtu, Ukraina pretendoi se një numër i madh i pajisjeve ushtarake ruse janë shkatërruar përfshirë rreth 476 tanke, mbi 200 avionë, helikopterë e dronë dhe rreth 1 487 makina të blinduara. /REL/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 56 persona kanë humbur jetën pasi trupat ruse…