Ukraina kërcënon Rusinë: Mund të godasim objektiva deri në 1 500 km

02 shtator 2023 | 23:13

Prej muajsh Ukraina ka nisur një kundërofensivë në jug të vendit kundër trupave ruse për të marrë territoret e pushtuara, ndërkohë që javët e fundit ushtria e Zelenskyt ka nisur të ndërmarrë sulme me dronë kamikaz brenda territorit të Rusisë, duke shkaktuar panik në rritje në Kremlin dhe tek banorët.

Gjatë një interviste për mediat ukrainase, sekretari i këshillit kombëtar të sigurisë, Oleksiy Danilov deklaroi se tashmë Ukraina posedon armë të cilat mund të godasin në shënjestër dhe me precizion të plotë, objektiva që ndodhen deri në 1500 km brenda territorit të Rusisë.

Sipas Danilov kjo është një arritje e ushtrisë ukrainase, e cila ka mundur të zhvillojë në mënyrë të pavarur programet e raketave dhe të dronëve.

Ndërkohë, presidenti Zelensky jep lajmin e madh për ukrainasit se trupat vendase janë duke avancuar ndjeshëm në të gjitha drejtimet.

“Trupat ukrainase po avancojnë. Pavarësisht asaj që thuhet, jemi duke arritur progres dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Po ecim përpara”, u shpreh presidenti.

Ndërkohë, gjatë kësaj jave, ushtria e Kievit ka rimarrë kontrollin e fshatit të Robotyine, përpara se trupat të zhvendoseshin në lindje në Verbove, ku ndodhen dhe linjat e mbrojtjes të Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë vajza preferojnë që të mbajnë thonjë artificial, sepse dora…