Ukraina kërkon sanksione ndaj industrisë bërthamore ruse

14 gusht 2022 | 15:32

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Perëndimit që të vendosë sanksione kundër industrisë bërthamore të Rusisë, në vazhdën e luftimeve për termocentralin bërthamor të Zaporizhyas.

“Rusia po përdorë termocentralin bërthamor në Ukrainën Jugore për të frikësuar njerëzit dhe për të shantazhuar udhëheqjen ukrainase dhe të gjithë botën”,ka thënë Zelensky.

Rusia, një fuqi bërthamore për sa i përket armatimit është duke ndërtuar termocentrale bërthamore në disa vende.

Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin prej ditësh se janë përgjegjës për bombardimin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë.

Zelensky ka akuzuar trupat ruse për përdorimin e zonës së pushtuar nga Rusia si një fortesë nga e cila do të sulmonte më pas mbi qytetet e vogla të Nikopol dhe Marhanez, që shtrihen në bregun tjetër të Dnipros.

Ai ka paralajmëruar se vendosja e trupave ruse në vendin e termocentralit bërthamor rrit kërcënimin radioaktiv për Evropën në një nivel që nuk ekzistonte as në momentet më të vështira të konfrontimit në kohën e Luftës së Ftohtë.

Zelensky ka bërë thirrje për një reagim të ashpër. Ukraina u ka bërë thirrje shteteve perëndimore edhe për ndihmë për të ndjekur penalisht krimet ruse të luftës, të kryera gjatë pushtimit të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka akuzuar talibanët se “kanë dështuar të krijojnë…