Ukraina kryen 14 sulme ajrore në pozicionet ruse
18 qershor 2023
| 17:45
Forcat ajrore ukrainase kanë kryer 14 sulme ajrore gjatë ditës së djeshme, duke goditur zonat ku është vendosur personeli i Rusisë.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë në “Facebook” ka deklaruar: “Ushtarët tanë shkatërruan gjithashtu dy sisteme raketore kundërajrore”.
Në deklaratë gjithashtu është thënë se raketat dhe artileria ukrainase goditën tre pika kontrolli, pesë depo municionesh dhe tre njësi artilerie.
Rusia e ka përqendruar fokusin e saj në drejtim të zonave Lyman, Bakhmut, Avdiivka dhe Marinka, shkruan “Al Jazeera”.