Ukraina lejon vetëm diplomatët rusë të votojnë në zgjedhjet presidenciale
Autoritetet në Kiev të Ukrainës kanë njoftuar se vetëm diplomatëve do t’ju lejohet votimi në zgjedhjet presidenciale ruse.
Policia ukrainase ka bërë roje para ambasadës ruse në Kiev dhe në zyrat konsulore në Odesa, Lviv dhe në Khrakiv.
Pjesëtarë të grupeve nacionaliste ukranase raportohet se janë mbledhur në rrugët pranë ambasadës ruse në kryeqytetin ukrainas.
Rusia ka akuzuar Ukrainën e ka shkelur normat ndërkombëtare.
“Kjo është një ndërhyrje e hapur në punët krejtësisht të brendshme të Federatës Ruse, gjë e cila mund të sjell përshkallëzim të tensioneve në marrëdhëniet dypalëshe tashmë të tensionuara”, ka thënë Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një deklarate.
Qeveria ukrainase ka njoftuar më 16 mars se vetëm diplomatët rusë që gjenden në Ukrainë, do të lejohen të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale ruse.