Ukraina lëshon thirrjen, varemi nga armët e Perëndimit

10 qershor 2022 | 11:41

President ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ukrainase po rezistojnë në qytetin lindor të Severodonjeckut, ku luftimet intensive me trupat ruse mund të përcaktojnë fatin e rajonit të Donbasit.

Moska e ka përqendruar ofensivën e saj në qytetin industrial, duke marrë kontrollin e pjesës më të madhe të këtij qyteti.

Në fjalimin e tij, Zelensky deklaroi të enjten se disa “qytete në Donbas, të cilat pushtuesit tani i konsiderojnë objektiva kyçe, po rezistojnë”.

Ai ka shtuar se forcat ukrainase kanë bërë hapa para në rajonet Zaporizhia e Harkiv dhe janë në procesin e “çlirimit të vendit”, shkruan “Rel”.

Guvernatori i Severodonjeckut, Sergiy Gaiday, ka thënë se “një nga simbolet e qytetit, Pallati i Akullit u shkatërrua”.

Zëvendësshefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Vadym Skibitsky, ka thënë se Ukraina po humbet në vijën e frontit dhe se tani çdo gjë varet ekskluzivisht nga armët dhe nga Perëndimi për ta mbajtur Rusinë larg: “Kjo tani është një luftë artilerie. Frontet janë tani vendi ku do të vendoset e ardhmja dhe ne po humbasim në aspektin e artilerisë. Gjithçka tani varet nga ajo që na jep Perëndimi”.

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, ka deklaruar se rreth 100 ushtarë ukrainas po vriteshin çdo ditë në luftimet në vijën e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka…