Ukraina: Marrja e Kievit do të ishte ‘vetëvrasje’ për Rusinë

22 mars 2022 | 11:33

Një këshilltar i Presidencës ukrainase tha sot se marrja e kontrollit të Kievit është ende prioritet i qartë për Rusinë, por përpjekja për ta bërë këtë do të ishte “vetëvrasje” për Moskën.

Oleksiy Arestovych shtoi se konflikti mund të përfundojë brenda dy deri në tre javë, përcjell abcnews.al.

Rusia ende nuk ka depërtuar në kryeqytetin ukrainas, pavarësisht bombardimeve të rënda të vërejtura brenda dhe përreth qytetit që nga fillimi i konfliktit gati katër javë më parë.

Ukraina thotë se Moska ka pësuar humbje të mëdha në luftë deri më tani, me rreth 15,000 trupa dhe qindra tanke që dyshohet se janë shkatërruar ndërsa konflikti vazhdon.

Kuptohet se Rusia është detyruar të ndalojë avancimin në Ukrainë disa herë ndërsa priste furnizime dhe përforcime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, ia ka…