Ukraina mban ushtrime afër Krimesë së aneksuar nga Rusia (video)

17 nëntor 2021 | 15:28

Forcat ukrainase kanë zhvilluar ushtrime afër kufijve të Krimesë së aneksuar nga Rusia, njoftoi përmes një deklarate Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës të mërkurën, në kohën e tensioneve në rritje në kufijtë e shtetit të Evropës Lindore.

Në ushtrime u simulua zmbrapsja e një sulmi të armikut përmes marinsave, tankeve dhe mjeteve fluturuese, njoftoi ministria, duke publikuar pamje të ushtarëve duke manovruar me pushkë me kalibra të mëdhenj, granatahedhës, tanke e helikopterë.

Më herët këtë muaj, rojat kufitare ukrainase, policia dhe garda kombëtare zhvilluan ushtrime edhe në kufi me Bjellorusinë me qëllim të mbrojtjes së vendit nga përpjekjet e mundshme të emigrantëve për ta kaluar kufirin, shkruan “Reuters”.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se Rusia ka lënë njësi ushtarake afër kufirit ukrainas pas ushtrimeve me gjithsej së paku 90 000 trupa në zonë.

Rusia është ankuar për atë që e ka quajtur rritje të rrezikshme të aktivitetit ushtarak të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në rajonin e Detit të Zi me më shumë aktivitete të spiunimit me aeroplanë, më shumë fluturime të aeroplanëve bombardues strategjikë dhe me praninë e dy luftanijeve amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”,…