Ukraina mbyll kufijtë me Rusinë dhe Bjellorusinë
26 shkurt 2022
| 22:49
Mbrëmjen e së shtunës, kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, deklaroi se Ukraina do mbyll kufijtë e saj me Rusinë dhe Bjellorusinë.
Në një deklaratë me video të postuar në rrjetin e mesazheve Telegram, Shmyhal tha se vetëm qytetarët e Ukrainës do të mund të kalojnë nga Rusia dhe Bjellorusia, për në vendin e tyre.
Ai nuk u shpreh se kur do të hynte në fuqi ky vendim./ Gazetatema