Ukraina me “bishën” britanike, rrezon helikopterin rus

02 prill 2022 | 19:47

Ushtria ukrainase ka nisur përdorimin e sistemeve raketore që Britania i dorëzoi Kievit për tu mbrojtur nga forcat ruse.

BBC ka publikuar pamje të verifikuara që konfirmojnë se ushtria e Ukrainës ka vënë në punë predhë me shpejtësi të lartë Starstreak të furnizuar nga Britania për të rrëzuar një helikopter rus MI-28 në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace konfirmoi në mars se Mbretëria e Bashkuar kishte furnizuar Ukrainën me raketa anti-ajrore.

Ministria e Mbrojtjes ka refuzuar të komentojë pamjet e publikuara nga BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich mposhti Freiburgun me rezultat 4-1 dhe me këtë…