
Ukraina merr përsipër vrasjen e gjeneralit rus
17 dhjetor 2024
| 11:00
Shteti i Ukrainës qëndron prapa vrasjes së gjeneralit rus, Igor Kirillov, ka raportuar BBC. Mediat ukrainase thanë se sulmin e ka marrë përsipër Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, pa dhënë më tepër detaje.
Me gjeneralin rus është vrarë edhe ndihmësi i tij. Vrasja e tij u bë me bombë të kontrolluar nga distanca. Kirillov akuzohet se përdori armë kimike në luftë me Ukrainën. Ai ishte sanksionuar nga Britania e Madhe.