Ukraina mund ta fitojë luftën kundër Rusisë

15 maj 2022 | 16:55

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Ukraina mund ta fitojë luftën kundër Rusisë.

Stoltenberg tha se Rusia nuk ka arritur ta pushtojë Kyivin dhe Kharkivin dhe se kishte vonuar sulmin në Donbas.

Ai theksoi se dyert e NATO-s do të jenë të hapur për Finlandën dhe Suedinë në NATO.

Sipas tij anëtarësimi i tyre do t’i bënte ato vende më të sigurta, raporton CNN.

“Lufta ruse në Ukrainë nuk po shkon siç planifikoi Moska. Ata nuk arritën ta pushtonin Kyivin. Ata po tërhiqen nga Kharkiv dhe ofensiva e tyre e madhe në Donbas ka ngecur”- shtoi ai.

“NATO po e ndjek nga afër atë që po bën Rusia dhe është e gatshme të veprojë nëse Rusia fillon ndonjë sulm ndaj anëtarëve të NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa institucione të Kosovës rrezikojnë të mbesin pa furnizime me…