Ukraina në zgjedhje të parakohshme parlamentare

21 korrik 2019 | 12:52

Ukrainasit të dielën do të zgjedhin strukturën e Parlamentit, vetëm dy muaj pas zgjedhjes së presidentit Volodymyr Zelenskiy, i cili ka fituar popullaritet duke qenë jashtë politikës, me profesion komedian.

Pas shumë vitesh të rënies ekonomike, korrupsionit endemik dhe luftës me separatistët pro-rusë, votuesit i kanë dhënë mundësi Zelensiyt që të çojë vendin në drejtim tjetër.

Por, tani gjithçka varet nga fitorja e partisë politike “Shërbyes i Popullit”, në zgjedhjet parlamentare, që do t’i mundësonte Zelenskiyt shtyrjen përpara të reformave.

Sondazhet tregojnë se Zelenskiy, një kritik komik që kishte luajtur rolin e një presidenti aksidental, ka arritur të mbajë popullaritetin e tij. Ai ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme, për shkak se Parlamenti dominohej nga kundërshtarët e tij, gjë që i pamundëson vendosjen e reformave.

Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar të Republikës, ka shfaqur se 67 për qind e ukrainasve pajtohen me performancën e tij në punë.

Parlamenti ukrainas ka 450 ulëse. Nën ligjet e Ukrainës, gjysma e ulëseve i takon listave të bëra nga partitë, gjysma i takon shumicës së fituesve në rajonet ku ka vetëm një elektorat.

Mbështetësit perëndimor të përpjekjeve të Zeenskiyt, do të shohin nëse aleatët e Parlamentit mund të çojnë përpara legjislacionin që lufton problemet si infrastruktura e energjisë, ligjet për antikorrupsion, si dhe rënien e sistemit oligark që ka diktuar politikbërjen për vite të tëra.

Aktori pa përvojë politike, Zelenskiy, ka mundur ish-presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko me shumicë të votave më 21 prill. Ceremonia e inaugurimit të tij është mbajtur më 20 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar implementimi i projektit të ri rrugor në fshatin…