Ukraina nis ofensivën e re në Kursk të Rusisë
05 janar 2025
| 14:38
Ukraina ka nisur një ofensivë të re në rajonin Kursk të Rusisë, ka njoftuar Ministria ruse e Mbrojtjes.
Në një deklaratë, ushtria ka theksuar se përpjekjet për të shkatërruar grupet e sulmit ukrainas janë në vazhdim. Zyrtarët në Ukrainë kanë sugjeruar gjithashtu se një operacion është duke u zhvilluar, shkruan “BBC”.
Ukraina nisi për herë të parë inkursionin e saj në Kursk në gusht të vitit të kaluar, duke pushtuar një pjesë të madhe të territorit.
Në muajt e fundit, forcat ruse kanë bërë përfitime të mëdha në zonë, duke i shtyrë ukrainasit prapa, por duke dështuar t’i dëbojnë plotësisht.