Ukraina nis sulmet me raketa dhe dronë kundër Rusisë
30 dhjetor 2023
| 16:55
Ukraina ka kryer një seri sulmesh ajrore vdekjeprurëse në objektiva në Rusinë jugperëndimore gjatë 24 orëve të fundit, sipas zyrtarëve rusë.
Ministria ruse e emergjencave thotë se 10 persona, përfshirë një fëmijë u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën në qytetin e Belgorod, raporton BBC.
Më herët, ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte shkatërruar dhjetëra raketa dhe dronë të lëshuar nga Ukraina.
Sulmet pasojnë sulmet ruse në Ukrainë, të cilat vranë 39 persona. Këto sulme u përshkruan nga Kievi si bombardimi më i madh raketor i Rusisë në luftën deri tani kundër Ukrainës.