Ukraina njofton për rrëzimin e një rakete ruse Kh-59 mbi rajonin e Mykolaivit
23 janar 2024
| 08:37
Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan një raketë ajrore ruse Kh-59 të lëshuar nga një bombardues luftarak Su-34.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga shërbimi për shtyp i Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.
“Gjatë një alarmi ajror në lidhje me aktivitetin e aviacionit taktik të armikut në jug të Ukrainës, një avion luftarak rus Su-34 lëshoi një raketë ajrore të drejtuar Kh-59. Forcat e mbrojtjes ajrore shkatërruan raketën mbi rajonin e Mykolayiv”, thuhet në deklaratë.
Sipas ushtrisë, mbeturinat e raketave goditën një ndërtesë që është jashtë funksionit, duke i djegur çatinë e saj.
Zjarrfikësit kanë shuar menjëherë flakët, shton raporti ndërkohë që nuk është raportuar për viktima.