
Ukraina nuk merr pjesë në bisedimet ShBA-Rusi
Bisedimet në mes të Rusisë dhe ShBA-së, pritet të zhvillohen në Arabinë Saudite në ditët në vijim.
Një burim i lartë i qeverisë i ka thënë “BBC News” se Ukraina nuk është ftuar dhe nuk po dërgon një ekip në ato bisedime.
Kjo vjen pas një pretendimi të të dërguarit të posaçëm të SHBA në Ukrainë, Keith Kellogg, se Kievi do të përfshihej vërtet në negociata.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ritheksoi qëndrimin e tij se Ukraina nuk do të pranojë kurrë një marrëveshje paqeje të negociuar vetëm midis Rusisë dhe ShBA-së, pa Ukrainën në tryezë.
“Unë kurrë nuk do të pranoj asnjë vendim midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për Ukrainën, kurrë”.
“Kjo është lufta në Ukrainë, kundër nesh dhe janë humbjet tona njerëzore”, ka thënë ai.