Ukraina nuk mjaftohet me tanket, i kërkon Perëndimit dhurimin e 24 avionëve luftarakë
Forca ajrore ukrainase u ka kërkuar sot aleatëve të saj perëndimorë që të konsiderojnë dhurimin e 24 avionëve luftarakë në kuadër të luftës me Rusinë, në atë që do të ishte paketa e parë ushtarake e këtij lloji.
Javën e kaluar, shumë kombe konfirmuan donacione të tankeve të betejës, duke përfshirë SHBA-në dhe Gjermaninë pas disa ditësh ecje e sipër, ndërsa së fundmi zëdhënësi Yurii Ihnat ka thënë se Ukraina po synon të sigurojë dy skuadrilje luftarake me nga 12 avionë luftarakë.
Ihnat shtoi në një intervistë për El Pais se shpreson t’i jepen F-16 amerikanë, por po konsiderojnë gjithashtu Rafale franceze dhe Gripen suedeze.
SHBA deri më tani ka refuzuar të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16, ose të lejojë transferimin e tyre nga vendet e palëve të treta.