Ukraina nxjerr bilancin, thotë se ka vrarë më shumë se 11 000 ushtarë rusë
06 mars 2022
| 09:11
Forcat e armatosura të Ukrainës pretendojnë se më shumë se 11 000 trupa ruse janë vrarë gjatë pushtimit të Moskës deri më tani.
Gjithashtu, ajo ka njoftuar për 285 tanke të shkatërruara, 109 sisteme artilerie dhe 48 helikopterë, shkruan “Sky news”.
Ushtria ruse ende nuk i ka konfirmuar këto shifra.