Ukraina organizon samit të ri të paqes

29 nëntor 2024 | 08:44

Ukraina po përgatitet të presë “samitin e dytë të paqes”, tha shefi i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Falë punës aktive me partnerët tanë, është zhvilluar një kornizë e përbashkët paqeje, e cila do të shërbejë si bazë për samitin e dytë të paqes, dhe Ukraina është gati ta mbajë atë në të ardhmen e afërt”, citohet të ketë thënë Andriy Yermak.

Theksojmë se samiti i parë i “paqes” për Ukrainën u mbajt në muajin qershor në Zvicër, shkruan skynews.

Në samit morën pjesë më shumë se 90 shtete për të hartuar një rezolutë të bazuar në kushtet e propozuara nga Ukraina për të përfunduar luftën me Rusinë.

Ky i fundit nuk ishte e ftuar ndërsa shteti kinez nuk dërgoi asnjë përfaqësues.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bursa e Diamanteve Surat, e hapur së fundmi në Gujarat,…