Ukraina përplas Rusinë dhe Gjermaninë në Afrikën e Jugut
Ambasada e Rusisë në Afrikën e Jugut, u ka thënë ndjekësve të vetë se kanë marrë mbështetje nga afrikano-jugorët, si individë ashtu edhe organizata, pas situatës së krijuar në Ukrainë.
Në reagimin e ambasadës ruse thuhet se ata ndjehen të lumtur që ata [afrikano-jugorët], kanë vendosur të mbajnë anën e Rusisë.
“Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe jemi të lumtur që vendosët të qëndroni me ne sot, kur Rusia, si 80 vjet më parë, po lufton nazizmin në Ukrainë”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse, transmeton Klankosova.tv.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimin i Ambasadës së Gjermanisë në Afrikën e Jugut, ku tha se ajo çfarë po bën Rusia në Ukrainë është masakrimi i fëmijëve, grave dhe burrave të pafajshëm për përfitime të veta.
“Na vjen keq, por nuk mund të heshtim për këtë, është thjesht shumë cinike. Sigurisht që nuk është “luftimi i nazizmit”. Turp për këdo që shkon pas kësaj. (Mjerisht, ne jemi disi ekspertë të nazizmit)”, thuhet në reagimin e ambasadës së Gjermanisë në Afrikën e Jugut.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Afrikës së Jugut që ta dënojë agresionin rus në Ukrainë.