Ukraina, përpos luftë, bën edhe llogari: 51 250 trupa ruse janë vrarë në luftë
09 shtator 2022
| 08:41
Luftimet e ashpra kanë vazhduar në jug të Ukrainës pranë Khersonit, kohën e fundit edhe në verilindje afër Kharkivit, derisa forcat e mbrojtjes ndërmorën një ofensivë të befasishme.
Egërsia e betejës në ditët e fundit duket se reflektohet në pretendimet e fundit të ushtrisë së Ukrainës për humbjet ruse, shkruan Sky News.
Që nga publikimi i të dhënave të djeshme, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi se 640 ushtarë të tjerë rusë janë vrarë.
Sipas saj, me të vrarët e fundit, numri i përgjithshëm i trupave të Kremlinit të vrarë në Ukrainë shkon në 51 250.