Ukraina po bën gjithçka që t’i shpëtojë ushtarët e mbetur në Azovstal
Ukraina po “bënë gjithçka” që të shpëtojë luftëtarët e mbetur të ngujuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, ka bërë të ditur një zyrtare e lartë e këtij vendi, raporton BBC.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar, ka thënë se Kievi e di saktësisht se sa ushtarë janë brenda fabrikës, por ka theksuar se bëhet fjalë për “informacione të ndjeshme”, transmeton Telegrafi.
Të hënën 264 luftëtarë ukrainas, disa prej tyre të plagosur rëndë – janë evakuuar nga Azovstali që mbahet i rrethuar nga forcat ruse.
Madje shtatë autobusë janë parë duke i transportuar ushtarët ukrainas. E më vonë gjatë ditës së hënë konvoji ka arritur në Olenvik, fshat ky që është nën kontrollin e separatistëve pro-rusë në rajonin e Donbasit.
Gjykatësit rusë kanë deklaruar se do të marrin në pyetje të gjithë ushtarët ukrainas, në kuadër të hetimeve që Moska po i përshkruan si “krime të regjimit ukrainas kundër civilëve në Donbas”.
Në anën tjetër, Ukraina dëshiron që ushtarët e saj – mbrojtësit e fundit të qytetit port në jug të vendit, t’i shkëmbej ushtarët me ata rusë, në kuadër të marrëveshjes për evakuim që e ka konfirmuar edhe Moska.
Qindra ushtarë ukrainas – marinsa, pjesëtarë të gardës nacionale (përfshirë batalionin Azov), rojat kufitare, policë e njësi të mbrojtjes territoriale – si dhe një numër i civilëve me fëmijë kanë qenë të strehuar në fabrikës që kur trupat ruse rrethuan me Mariupolin.