Ukraina po dëmtohet, por Banka Botërore i jep mbi 720 milionë dollarë për të

08 mars 2022 | 08:05

Banka Botërore miratoi një financim emergjent prej 723 milionë dollarësh për të ndihmuar Qeverinë e Ukrainës t’i paguajë pagat dhe pensionet e sektorit publik.

Banka tha se paketa përfshin financime nga Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Suedia, Japonia, Danimarka, Letonia, Lituania dhe Islanda.

Banka Botërore, po ashtu, tha se po punon për të lëshuar 3 miliardë dollarë të tjerë për Ukrainën dhe vendet e saj fqinje në muajt e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimet e inteligjencës në Ukrainë bëjnë me dije se kanë…