Ukraina po heton vrasjen e gazetarit amerikan, Brent Renaud

13 mars 2022 | 17:37

Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova, ka bërë të ditur se janë duke e hetuar rastin e vrasjes së gazetarit dhe ish-korrespondentit të New York Times, Brent Renaud.

Ajo, me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se trupi i pa jetë i të ndjerit është gjetur në një postbllok në Kiev.

“Ne po e hetojmë këtë krim dhe ata që e kanë kryer do të dalin para drejtësisë, por nuk do të jemi në gjendje t’ia kthejmë jetën një qytetari amerikan”,ka shkruar Venediktova.

Renaud është qëlluar sot për vdekje në qytetin Irpin jashtë Kievit, thotë policia.

Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov tha se ai ishte shënjestruar nga ushtarët rusë. Dy gazetarë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 42 raste të…