Ukraina po kontrollon 80 vendbanime ruse
16 gusht 2024
| 08:07
Trupat ukrainase kanë marrë kontrollin e qytetit të vogël rus Sudzha dhe do të hapë një zyrë komanduese ushtarake aty, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Zyra do ta mbikëqyrë ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe do të kujdeset për nevojat themelore të popullsisë vendase ruse”, tha Zelensky pas një takimi me komandantin e përgjithshëm, Oleksandr Syrskyi.
Zelensky, në një video-mesazh të postuar në mediet sociale, tha se “më shumë se 80 vendbanime të tjera ishin kapur dhe se inkursioni ndërkufitar 10-ditor i Ukrainës vazhdoi të përparonte më thellë në Rusi”.