Ukraina po shkakton humbje në logjistikën ruse, po i neutralizojmë bashkëpunëtorët

19 korrik 2022 | 08:15

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, ka thënë se forcat e armatosura ukrainase po shkaktojnë humbje të rëndësishme në logjistikën ruse në territoret e pushuara ukrainase.

Zelensky ka thënë se janë duke ndërprerë furnizimet për pushtuesit si dhe po identifikojnë e neutralizojnë bashkëpunëtorët, shkruan “Aljazeera”.

“Hap pas hapi po përparojmë, po ndërpresim furnizimet për pushtuesit, po identifikojmë dhe neutralizojmë bashkëpunëtorët. Rezultati përfundimtar është i dukshëm, flamuri ukrainas do të jetë në të gjitha qytetet dhe fshatrat tona. Është vetëm çështje kohe”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka reaguar ndaj kreut…