Ukraina pranoi 20 mijë raketa antitank dhe kundërajrore

07 mars 2022 | 13:16

Ushtarët ukrainas kanë shpaketuar raketat antitank “Javelin”, të dorëzuara si pjesë e ndihmës së sigurisë së ShBA-së në Ukrainë, në aeroportin Boryspil, Kiev.

Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të NATO-s i kanë dërguar Ukrainës deri më tani 17 mijë raketa antitank dhe 2 mijë raketa kundërajrore “Stinger”.

Këtë e ka bërë me dije një zyrtar i lartë amerikan për “CNN”.  “Shumica dërrmuese” e një pakete prej 350 milionë dollarësh të ndihmës për sigurinë amerikane tashmë është dorëzuar në Ukrainë, sipas zyrtarit, vetëm një javë pasi u miratua zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare, Kejvina Kthella është mjaftë aktive në rrjetet sociale,…