Ukraina pretendon se 4,300 rusë kanë vdekur
27 shkurt 2022
| 12:35
Zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Hanna Malyar, ka diskutuar të dielën për humbjet që ka thënë se i janë shkaktuar Rusisë deri më tani.
Në një postim në “Facebook”, ajo ka thënë se shifrat e tri ditëve të para janë preliminare dhe mund të ndryshojnë.
Sipas saj, 4,300 rusë kanë humbur jetën dhe një mori pajisjesh janë shkatërruar.