Ukraina pretendon se e ka rimarrë një ishull në “Detin e Zi”
22 qershor 2022
| 10:51
Forcat ukrainase pretendojnë se kanë shënuar një fitore kundër forcave ruse, pasi nisën një përpjekje të re për të rimarrë ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi.
Në një postim në Facebook, komanda operacionale jugore e ushtrisë së Ukrainës tha se kishte përdorur “sulme të synuara me përdorimin e forcave të ndryshme” në ishull duke shkaktuar “humbje të konsiderueshme” për trupat ruse, raporton Euronews.
Agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform raportoi se sulmet dëmtuan sistemin rus anti-ajror Pantsir, një stacion radari dhe automjete në ishullin e vogël.
Ushtria ukrainase ka njoftuar se kishte kryer gjithsej 150 sulme në zona të ndryshme të martën, duke vrarë 49 ushtarë rusë. Shifra ende nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.