Ukraina pretendon se janë vrarë rreth 15 mijë ushtarë rusë
20 mars 2022
| 13:10
Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë pretenduar se pothuajse 15 mijë trupa ruse janë vrarë që kur ka filluar agresioni rus tre javë më parë.
Raporti ushtarak ukrainas ka pohuar se edhe një sasi e madhe e pajisjeve ushtarake ruse është shkatërruar në konflikt, duke përfshirë rreth 476 tanke, më shumë se 200 avionë luftarakë, helikopterë, dronë dhe rreth 1 487 transportues të blinduar të personelit.
Burimet perëndimore besojnë se Rusia ka pësuar viktima të konsiderueshme dhe zyrtarët e mbrojtjes amerikane kanë vlerësuar se të paktën 7 mijë trupa ruse janë vrarë në, dhe rreth 21 mijë të plagosur, raporton “BBC”.