Ukraina prezanton fanellën për ‘Euro 2020’
08 qershor 2021
| 13:58
Ukraina ka prezantuar fanellën e re për “Euro 2020” e cila ka shkaktuar reagime politike. Në mes të fanellës shfaqet e vizatuar harta e territorit të Ukrainës, ku përfshihet dhe Krimeja.
Një deputet rus e cilësoi këtë veprim si provokim politik kurse ministrja e jashtme e Rusisë, Maria Zakharova e kritikoi duke cilësuar se Ukraina po krijon iluzionin e së pamundurës.
Në vitin 2014 Rusia e aneksoi Krimenë pas luftimeve dhe një referendumi popullor. Tashmë Rusia e quan Krimenë territor të saj, por kjo është refuzuar prej ndërkombëtarëve.
Gjithsesi UEFA e ka pranuar miratuar fanellën e Ukrainës dhe lojtarët ukrainas të luajnë në Evropian me hartën në mes.