Ukraina publikon të dhënat e fundit për humbjet e Rusisë në luftë
Humbjet nga radhët e rusëve që nga dita e sulmit të Moskës në Ukrainë më 24 shkurt kanë shkuar në 20 mijë 900.
Këto statistika janë bërë me dije nga buletini ditor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i cili është publikuar në faqen zyrtare në Facebook.
Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, deri më tani humbjet mes rusëve janë rreth 20 mijë e 900 burra, 815 tanke, 2087 automjete të blinduara, 391 sisteme artilerie, 136 raketahedhës të shumëfishtë, 67 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.
Sipas buletinit, i cili saktëson se të dhënat po përditësohen për shkak të luftimeve intensive, forcat ruse kanë humbur gjithashtu 171 avionë, 150 helikopterë, 1504 makina, 8 njësi detare, 76 cisterna karburanti dhe 136 dronë. /abcnews.al/