Ukraina raporton se ka vrarë 690 ushtarë rusë në 24 orët e fundit
16 shkurt 2023
| 08:20
Ukraina ka pohuar se ka “eliminuar” 690 ushtarë rusë në 24 orët e fundit.
Në përditësimin e saj të përditshëm mbi humbjet ruse, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se gjithsej 139 770 ushtarë armiq janë vrarë që nga fillimi i luftës.
Ajo, gjithashtu, pretendoi se ka shkatërruar 3 290 tanke, 6 507 automjete të blinduara luftarake dhe 298 avionë ushtarakë.