Ukraina rikthen portet lumore për të lehtësuar eksportet e grurit

10 korrik 2022 | 22:46

Ukraina po restauron dhe po zgjeron disa nga portet e saj lumore në Danub për të lehtësuar eksportin e grurit për shkak të bllokadës ruse në Detin e Zi.

Para luftës, portet e lumenjve ukrainas në Danub përdoreshin rrallë, me disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Por pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe kontrollit të saj të rrugëve të daljes në Detin e Zi, Kievi po ringjallë portet e vjetra të lumenjve në mënyrë që të shmangë bllokadën e detit dhe të përshpejtojë eksportimin e grurit të vendit, raporton The Guardian.

“Merrni shembullin e portit të lumit Reni,” tha për Guardian Alla Stoyanova, kreu i departamentit të politikave bujqësore të rajonit të Odesa.

Porti ishte ndër më të rëndësishmit në rajonin e Danubit gjatë Bashkimit Sovjetik.

“Nuk është përdorur fare kohët e fundit. Kështu që tani po punojmë për ta zgjeruar atë, krahas porteve të tjera lumore, për të rritur kapacitetin. Ndërsa flasim, mbi 160 anije presin në Detin e Zi për të hyrë në kanalin e Sulinës, por nuk munden, sepse kapaciteti i atij kanali është vetëm 5-6 anije në ditë”, tha kreu i departamentit të politikave bujqësore të rajonit të Odesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raftet e supermarketeve janë bosh pasi fermerët bllokojnë qendrat e…