Ukraina: Rusët vodhën substanca vdekjeprurëse të Çernobilit
Ukraina thotë se forcat ruse të cilat pushtuan ish-centralin bërthamor të Çernobilit vodhën substanca radioaktive nga laboratorët kërkimorë, të cilat mund ti vrasin.
Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit me anë të një postimi në Facebook, tha se trupat ruse hynë në një zonë magazinimi të bazës kërkimore Ecocentre dhe vodhën 133 substanca shumë radioaktive.
Edhe një pjesë e vogël e këtyre substancave është vdekjeprurëse nëse trajtohet në mënyrë joprofesionale. Vendndodhja e substancave të vjedhura nuk dihet.
Në fillim të kësaj jave, ministri i energjisë i Ukrainës, German Gulashchenko tha se ushtarët rusë u ekspozuan ndaj një sasie tronditëse të rrezatimit bërthamor, duke deklaruar se disa prej tyre mund të kenë më pak se një vit jetë.
Ata gërmuan tokë të zhveshur të kontaminuar me rrezatim, mblodhën rërë radioaktive në thasë për fortifikim, e thithën këtë pluhur.