Ukraina, Rusisë: Në këto vende mund të negociojmë
Autoritetet ruse pretendojnë se në Bjellorusi ka arritur një delegacion që, sipas tyre, është i hapur për bisedime me Ukrainën.
Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.
Megjithatë, presidenti ukrainas lë të hapur mundësinë për të kryer negociata me Rusinë në vende të tjera, shkruan BBC.
Ai tha: “Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga Bjellorusia, ne mund të bisedonim në Minsk. Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ua kemi ofruar rusëve. Jemi të hapur për bisedime nga çdo qytet tjetër, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës”, tha presidenti ukraians.
Sot forcat ruse kanë hyrë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët lokalë. Sipas BBC udhëheqësi i administratës rajonale të Harkivit, Oleg Sinegubov, ka deklaruar se mjetet ushtarake “kanë deportuar në qytet”.
Para deklaratave të tij, pamjet e publikuara në mediat sociale tregonin disa makina ushtarake ruse në zonat e afërta të Harkivit. Sinegubov u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse duket se janë në qytet.
“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke eliminuar armikun. Civilët nuk duhet të dalin nëpër rrugë”. Ndërkohë mediat ukrainase kanë raportuar se qyteti Nova Kakhavka ka rënë në duart e rusëve.
Ky është qytet i vogël, por me rëndësi strategjike në Lumin Dniepër, i cili furnizon me ujë Gadishullin e Krimesë. Kryebashkiaku i qytetit, Volodymyr Kovalenko është raportuar të ketë thënë se komiteti ekzekutiv i qytetit ka hequr të gjithë flamujt ukrainas nga qyteti.
Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë më i suksesshëm deri më tani, me forcat ushtarake që kërcënojnë Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol. /abcnews.al/