Ukraina sanksionon 28 zyrtarë rusë të inteligjencës

18 nëntor 2021 | 14:50

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka mbështetur sanksionimin e 28 zyrtarëve të inteligjencës ruse dhe të shërbimeve speciale, si dhe të gjashtë individëve që dyshohet se janë përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut në gadishullin e Krimesë.

Dekreti i nënshkruar nga Zelenskiy më 18 nëntor është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës ukrainase.

Këshilli ukrainas për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare (RNBO) ka vendosur sanksionet në muajin gusht dhe po ashtu sanksionojë edhe 12 entitete ligjore, përfshirë edhe televizione lokale, agjenci të lajmeve dhe portale nga Krimea.

RNBO atëbotë kishte deklaruar se të gjithë personat dhe entitetet e sanksionuar ishin të përfshirë, në atë që e quajti, “luftë të informacionit kundër Ukrainës” dhe ishin pjesëmarrës aktivë në “agresionin hibrid”.

Rusia e ka okupuar gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014, pasi dërgoi trupa dhe inicioi një referendum, që u konsiderua i jashtëligjshëm nga më shumë se 100 shtete.

Moska po ashtu mbështet separatistët në luftën kundër forcave qeveritare. Në këtë konflikt, që ka nisur në prill të vitit 2014 në lindje të Ukrainës, janë vrarë mbi 13 200 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mike Tyson nuk rresht së befasuari me jetën e tij.…